Ultrazëri është term për valët zanore që nuk mund të dëgjohen nga veshi i njeriut. Ato janë valë zanore me frekuenca shumë të larta në diapazon më të lartë 20.000 oshilacione për sekondë (Hz). Për shumë jetë, specialistët e mjekësisë sportive kanë përdorur ultrazërin si një mjet ndihmës për të futur përbërës të ndryshëm në lëkurë.

Në kozmetikë, ultrazëri filloi të gjejë zbatim për herë të parë në vitet e 90-ta. Dr. Kleanthous ishte pionier i kësaj fushe. Ai ishte i pari i cili i përdori mikrovibrimet ultrazanore në kuadër të trajtimit të tij kundër plakjes për të futur në lëkurë sa më shumë molekula mbështetëse të qelizave (c.s.m.) që të ishte e mundshme në kohë sa më të shkurtër të mundshme. Valët zanore detoksikojnë lëkurën, duke e përmirësuar kështu përthithjen e përbërësve aktivë. Një efekt anësor i këndshëm i këtij trajtimi është se shenjat në lëkurë zbehen, rritet prodhimi i kolagjenit, pakësohen papastërtitë në lëkurë dhe përmirësohet qarkullimi i gjakut në nivel indor.

Duke ju falënderuar KLEANTHOUS, ultrazëri është shndërruar në teknologjinë më të përdorur në trajtimet kozmetike.

E re dhe njëherësh revolucionare: ultratinguj me dritë me spektër të plotë dhe rezonancë sonografike. Ultrazëri me frekuenca të përshtatura me kujdes mund ta shtojë efektshmërinë e pothuajse çdo trajtimi kozmetik.

Përvoja më se 20 vjeçare në rigjenerimin qelizor dhe trajtime kundër plakjes formojnë bazën e një sistemi unik të kujdesit ndaj lëkurës të përshtatur ekskluzivisht për nevojat e lëkurës suaj. Pas një anamneze të thellësishme dhe konsultimit të gjerësishëm me një specialist kozmetike të trajnuar nga ne, vlerësohen dhe përzgjidhen mundësitë e ndryshme që ofrojnë përbërësit tanë ekskluzivë të prodhuar duke përdorur teknologji ultramoderne, për t’iu përshtatur me saktësi nevojave tuaja individuale.

Pavarësisht se a bëhet fjalë për pakësim të rrudhave, riprogramimin të strukturës qelizore intracelulare, përmirësim të sistemit të komunikimit brendaqelizor, mbrojtje nga radikalet e lira, inicim të sintezës së kolagjenit apo rritjen e aftësisë së lëkurës për ta ruajtur lagështinë, molekulat mbështetëse të qelizave (c.s.m.) mbështesin ripërtëritjen e lëkurës në vazhdimësi dhe për një kohë të gjatë, e që është gurthemel për luftimin e plakjes.