SkinTone - sono beauty lifting është një kurë për rigjenerim të lëkurës e krijuar nga KLEANTHOUS. Trajtimi përbëhet nga gjashtë seanca dhe produke speciale për përdorim në shtëpi për të zgjatur efektet. Ai jep rezultate të menjëhershme të dukshme, ndërsa me kalimin e kohës mund të shihen përmirësime të mëtejme.

  • Minimizon rrudhat
  • Forcon lëkurën përreth syve
  • Pakëson zgjerimin e kapilarëve në lëkurë
  • Pakëson elastozën

Koncepti më i suksesshëm është SkinTone - sono beauty lifting i përcjellë me trajtime të rregullta freskuese. Në kuadër të secilit trajtim përfshihet aplikimi i një maske, ampulave, kremit sono dhe disa shtresave të molekulave mbështetëse të qelizave (c.s.m.), të cilat aplikohen në lëkurë me ndihmën e ultrazërit. Drita e spektrit të plotë me rezonancën sonografike optimizojnë baraspeshën e energjisë së lëkurës dhe përmirësojnë transportin e përbërësve aktivë për në lëkurë.